Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale për komunën e Strugës dhe Dibrës.
Prej votave të përpunuara në gjithsej 101 vendvotime në Komunën e Strugës, kandidati i BDI-së, Ramiz Merko ka fituar 10.956 vota, respektivisht 40,50 për qind të votave. I dyti renditet Idri Istrefi nga ASH-AAA me 34,82 për qind të votave, përkatësisht me 9,421 vota të fituara.
Sipas rezultateve, kandidati i BDI-së dhe ASH-AAA-së shkojnë në balotazh.
Këto dy parti gjithashtu do të garojnë në raundin e dytë edhe në Dibër, ku nga votat e përpunuara nga gjithsej 27 vendvotime, kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Bekim Pocesta prin me 49,69 për qind, respektivisht me 3,998 vota të fituara, ndërkaq i dyti renditet kandidati i BDI-së, Hekuran Duka me 46,15 për qind, respektivisht me 3,713 vota të fituara.