Grenell: UNMIK-u është humbje e taksave të amerikanëve, duhet të reformohet ose të përmbyllet

schedule18:05 - 16 Tetor, 2021

schedule 18:05 - 16 Tetor, 2021

Ish-i Dërguari Special i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, ka thënë  se misioni i UNMIK-ut në Kosovë është humbje e taksave të amerikanëve  dhe se duhet të reformohet thellësisht ose të përmbyllet.

“Krerët e UNMIK-ut në Kosovë fajësojnë komunikimin e dobët, BE-në, Ursula von der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Ndërkohë është UNMIK-u që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është humbje e taksave të paguara nga amerikanët dhe duhet të reformohet në mënyrë drastike ose të përmbyllet”, ka shkruar ai në Twitter.

Grenell i referohet fjalimit të shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB i cili tha se “mungesa e mirëkuptimit politik dhe komunikimit çon në rritjen e tensioneve, sidomos kur mungon mosbesimi”.

Ndërkohë ishte përfaqësuesi i SHBA-së i cili deklaroi se misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përmbyllet, duke shtuar se tensionet në veri e dëshmuan se ky mision nuk duhet të jetë më i pranishëm në Kosovë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!