Vetëm një çerdhe në Lezhë, lindin 600 foshnja në vit, nënat pa punë

schedule15:37 - 16 Tetor, 2021

schedule 15:37 - 16 Tetor, 2021

Nga Gjergj Figuri

Nëse je nënë me fëmijë të vegjël dhe jeton në Bashkinë e Lezhës, mundësia për të punuar zvogëlohet.

Shumica e këtyre grave nuk kanë se ku të lënë fëmijët pasi numri i çerdheve dhe kopshtëve është shumë i ulët.

Më shumë vështirësi kanë nënat që i përkasin shtresave në nevojë. Ju duhet të punojnë por nuk kanë ku lënë fëmijët.

Liljana Kola është njëra prej tyre.

Viti Numri
2017 634
2018 665
2019 1063
2020 828

Numri i lindjeve në Bashkinë e Lezhës 4 vitet e fundit ka qenë mbi 600.

Në këtë bashki ka vetëm një çerdhe me kapacitet prej 120 fëmijësh të ndarë në tre grupmosha. Por prej vitesh çerdhja nuk frekuentohet nga grupe fëmijësh 3 deri në 11 muaj. Për shkak se nënat e tyre vazhdojnë lejen e lindjes derisa fëmija mbush 11 muaj.

Edhe në kopështe është e njëjta situatë. Kapaciteti i të gjitha kopështeve në Bashkinë e Lezhës është 1470 femijë prej të cilëve 528 në qytet dhe të tjerët në fshatra.

Kopshte me drekë ka vetëm disa në qytet, 356 fëmije qëndrojnë deri në ora 16. Pjesa tjetër e fëijëve janë të regjistruar në kopshte ku qëndrojnë vetëm në pjesëën e parë të ditës, deri në orën 12. Në fshatra nuk ka kopeshte me dreke dhe nënat e tyre e kanë të pamundur të punojnë.

Kjo problematikë është pohuar dhe nga Drejtori i Zyres Rajonale të Punësimit në Lezhë, Fatmir Delishi. Sipas tij ka dhjetëra gra nga zonat rurale që regjistrohen si puënkërkuese në zyrat e punësimit. Kur ju është gjetur vendi i punës ato kanë refuzuar.

Efekti është zinxhir. Është një situatë që rëndon edhe mbi biznesin. Një kompleks industrial përpunues dhe prodhues në Lezhë ka nevojë për të shtuar forcën punëtore, por nuk gjen punëtore sepse çerdhet dhe kopshtet s’kanë kapacitet që ato të çojnë fëmijët.

Drejtoresha e burimeve njerëzore në këtë kompani Migena Qyra thotë se duhen ndërmarrë politika për të zgjidhur këte problem. Ajo ka deklaruar se do të synojnë të bashkëpunojnë me bashkinë që të japin kontributin e tyre.

Edhe drejtori i zyrës së punës kërkon që të ndërmerren masa.

Bashkia e Lezhës e njeh këtë problematikë por sqaroi se nuk kanë ambiente të reja gati që të shtohet numri i cerdheve. Ndërsa për për kopshtet në zona rurale thanë se do shohin mundësinë që dhe ato të kenë një orar më të zgjatur deri në ora 16.

Burime nga bashkia bënë të ditur së një kopsht i tillë me drekë do të hapët në Shengjini. Vetëm fasonerit në Lezhë kërkojnë mbi 300 punonjës dhe në këtë sektor punësohen më shumë gra. Po duket se kriza për punonjëse do të vazhdojë për sa kohë në bashkinë lezhë ka më pak cerdhe dhe kopshte me kapacitet të kufizuar. Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!