Brreti një fshat me shumë banorë prej një viti është i zioluar. Kjo për shkak se ura është shembur. Fëmijët detyrohen të ecin 5 km në këmbë për të shkuar në shkollë në qytet.
Është vetëm pesë kilometra larg qytetit të Krujës, por i izoluar. Brreti, një nga fshatrat që për shkak të dëmtimit të urës penalizon banorët.
“Problem janë fëmijët. Kjo ka një vit që jemi penalizuar për punë rruge. I lutemi shtetit e bashkisë që të vërë dorë e të na gatisin urën”.
U bë më shumë se një vit që kjo urë ka këtë pamje. Mjetet aty nuk mund të kalojnë. Fëmijët ndjekim mësimet në qytet dhe jo në shkollën e tyre.
Mësuesit nuk shkojnë aty dhe nxënësve u duhet çdo ditë të bëjnë 10 km në këmbë.
Fëmijët: “Duam një orë e gjysëm rrugë”.
Kur mbi këtë shtrat lumi u ndërtua ura, atë kohë banorët festuan një javë rresht.
“Kur është bërë ura, fshati ka bërë festë”.
Por nuk kaloi shumë dhe këmbët e saj u rrëzuan. Në kohë dimri këtu asgjë nuk mund të funksionojë.
Edhe rruga drejt banesave është si shteg për kafshët dhe ky i ri mbjell pemë dekorative për të treguar se pas saj jetojnë njerëz.
“E kam mbjellë për rrugën që të ketë hije dhe gjelbërim”. /abcnews.al