Alexis Saelemaekers ka rinovuar me klubin e Milan-it deri në qershor 2026.
Anësori belg 22-vjeçar ka rinovuar në mënyrë të befasishme me klubin italian.
Njoftimin e bëri publik Milan me një postim në rrjetet sociale :”AC Milan është I kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Alexis Saelemaekers deri më 26 qershor 2026. Lojtari u bë pjesë e ekipit tonë në janar 2020.
Alexis pas 64 paraqitjeve dhe 4 golave të shënuar, do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e “Rossonerëve”.