Prej disa javësh, Kozak Braçi, i njohur si “Mbreti i Instagramit” u bë kryefjala e mediave për shkak të rrëmbimit të tij.
Një sherr mes tij dhe Fabio Dushkut i cili ndodhet në burgun e Koridhalos në Greqi, bëri që Kozaku të merrej peng poshtë shtëpisë së tij në zonën e Alliasit në Tiranë.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kozaku ka treguar të gjithë dinamikën e rrëmbimit të tij. Ai ka theksuar se janë harxhuar 20 mijë Euro që ta kapnin.
“Edhe unë pata bërë pak gabim. E shava. Më hodhën një tritol te shtëpia dhe aty fillova të shaja dhe unë. Nisi grindje në Instagram, budallëqe me story, u kapëm kot. Më hodhën atë tritolin te shtëpia, si të shikosh nënë të qajë në shtëpi. Me atë kisha sherr dhe mendova që ma bëri ai. Fillova ta shaja dhe dola nga shinat. Bëra gabim dhe unë. Të rrëshket ndonjëherë këmba dhe nuk di çfarë bën. Dhe ai personi që kam sharë nuk ishte ndonjë kalama, ishte me pozita. Presioni ishte shumë i madh. Nuk ishte mirë të bëjë video se ajo ishtë gjë koti.
Kur u mora peng doja veç të shpëtoja, nuk mendoja gjë tjerët, vetëm të lirohesha. Si të shohësh 13 veta që kanë ardhur për ty normal që ke frikë. Është gjëja më e keqe të të marrin peng. Isha në shtëpi. Kisha 1 muaj që më ruanin, por nuk më kapnin, me kamera nëpër makina, se nuk ishte kollaj që të kapesha. Ruhesha. Bëja lëvizje të kontrolluara. Kur ke famë nuk del tek pullë. Edhe nuk ruhesha dhe shumë fare por e neglizhova situatën. Ishte ora 18:00, isha live, mora një taksi në telefon dhe i thashë dua të iki në studio të regjistroja këngën. Marr taksinë, e merrja përherë. Hipi në taksi mbrapa, atë ditë sikur e ndjeja.
I them ec shpejt se mos na marrin peng. Më del një grua që kam te lagjia, një grua me karrocë. Ajo më vonoi. Futem te makina dhe më ndaluan 4 makina, më bllokojnë poshtë shtëpisë edhe më marrin peng. U futa në peng, shumë presion i madh, shumë adrenalinë e madhe. Janë harxhuar 20 mijë Euro të kapesha unë”, rrëfeu Kozaku./abcnews.al