Pfizer i kërkon EMA-s të autorizojë vaksinat për fëmijët midis 5 dhe 11 vjeç

schedule21:16 - 15 Tetor, 2021

schedule 21:16 - 15 Tetor, 2021

Pfizer-BioNTech  së fundmi ka dërguar kërkesën e saj pranë Agjensisë Evropiane të Barnave  përmes të dhënave klinike që ka siguruar për rezultatet e testeve të kryera me vaksinën që ata prodhojnë te fëmijët midis moshës 5 dhe 11 vjeç, për të marrë dritën jeshile për përdorimin e saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania. Ndërkohë deri më tani asnjë vaksinë nuk është autorizuar për tu përdorur tek kjo grupmoshë.

Komiteti këshillues i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, ka miratuar përforcuesin,  dozën e dytë të vaksinës Johnson & Johnson me dozë të vetme Covid.

Ekspertët e kanë miratuar atë për ata mbi 18 vjeç dhe duhet të kenë kaluar dy muaj nga marrja e dozës së parë të vaksinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!