FDA i jep “dritën jeshile” Johnson & Johnson për dozën përforcuese

schedule20:34 - 15 Tetor, 2021

schedule 20:34 - 15 Tetor, 2021

Komiteti Këshillimor i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), ka dhënë “dritën jeshile” për një dozë përforcuese të vaksinës monoklonale Johnson & Johnson kundër koronavirusit tek njerëzit 18 vjeç e lart.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vaksina duhet rekomanduar që të jepet të paktën dy muaj pas doza e parë.  FDA nuk ka pse të ndjekë rekomandimet e grupit këshillues, por zakonisht e bën.

J&J i ka kërkuar fleksibilitet Administratës së Ushqimit dhe Barnave, duke argumentuar se ndërsa doza përforcuese shton mbrojtje të konsiderueshme dy muaj pas vaksinimit fillestar, mund të funksionojë edhe më mirë gjashtë muaj më vonë.

Komiteti Këshillimor i FDA -së ka votuar njëzëri që të jepet një dozë përforcuese, pa vendosur një orar specifik./abcnews.al