5 persona kanë mbetur të plagosur në Maqedoninë e Veriut pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.
Raportohet se autobusi i përkiste një fabrike dhe në të udhëtonin punëtorët. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni”. Raportohet se punëtorët fatkeq po ktheheshin në shtëpi pasi kishin mbyllur turnin e tretë të punës.
Mes të plagosurve ishte edhe shoferi i autobusit. Ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
“Në orën 06.28 në SPB Manastir u raportua se në dalje të fabrikës në afërsi të fshatit Zhabeni, Manastir, rrugës për në Manastir, është përmbysur një autobus me pasagjerë”, njoftojnë nga MPB.
Arsyet e aksidentit nuk dihen ende. /abcnews.al/