I mbuloi llava, njerëzit gërmojnë për të nxjerrë shtëpitë nga “malet” e hirit vullkanik

schedule08:38 - 15 Tetor, 2021

schedule 08:38 - 15 Tetor, 2021

Mbi 800 banorë të ishullit La Palma në Spanjë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si pasojë e llavës së vullkanit që përfshiu territorin.

6000 hektarë lavë vullkanike shkatërroi ishullin spanjoll. Tashmë që situata është qetësuar pas disa ditësh, banorët kanë filluar që të gërmojnë për të nxjerrë shtëpitë nga “mali” i hirit toksik.

 

Videot që po qarkullojnë në internet tregojnë çatitë e shtëpive që dalin nga grumbujt gri të hirit, dhe burrat me maska në fytyrë duke u përpjekur dëshpërimisht me lopata të “çlirojnë” ndërtesat.

Kodrat përreth janë gjithashtu të zeza nga hiri. Lava nga vullkani ka shkatërruar një total prej rreth 6000 hektarë tokë, rreth 1.500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, duke përfshirë një fabrikë çimentoje./ Abcnews.al