Forcat ushtarake irakene rimarrin qytetin e fundit të kontrolluar nga ISIS

schedule13:21 - 17 Nëntor, 2017

schedule 13:21 - 17 Nëntor, 2017

Ushtria  Irakiane ka rimarrë në kontroll qytetin Raua, i fundit që kontrollohej nga militantët e ISIS. Ky operacion ushtarak e largon ISIS përfundimisht nga territori Irakian.

Forcat  ushtarake Irakiane kanë vënë nën kontrollin e tyre qytetin e Rauas, i cili ishte qyteti i fundit që kontrollohej nga militantët e ISIS. Operacionet e fundit ushtarake arritën  te heqin nga kontrolli i ISIS më shumë se 34.000 kilometra katror territor.

Flamuri kombëtar Irakian u ngrit mbi Raua mesditën e së premtes, deklaroi Komandanti i Operacionit të Përbashkët Irakian. Një zëdhënës i ushtrisë theksoi për CNN se rimarrja e Rauas ishte një sukses dhe nënkupton që ISIS është mposhtur në të gjithë qytetet, me përjashtim të disa territoreve  në shkretëtirën përëndimore të Irakut.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga fillimi i konfliktit mbi 3 milion persona janë zhvendosur nga Iraku dhe 6.5 milion persona janë zhvendosur nga Siria. Rreth 40.000 civilë janë vrarë në konfliktin e Irakut që nga 2012 dhe më shumë se 400 mije persona janë vrarë në konfliktin e Sirisë në 2011.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, gjatë vizitës në Irak në gusht të këtij viti tha se ISIS ka marrë arratinë dhe nuk do të rifitojë më asnjë centimetër territor në Irak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!