Edhe pse figura e Babagjyshit është tradicionale, në qytete të ndryshme të botës simbolika e tij është përshtatur në mënyra të ndryshme dhe shumë të veçanta. Por objektivi mbetet po ai: shpërndarja e dhuratave për fëmijët e vegjël.
Janë të shumta iniciativat dhe manifestimet në këtë periudhë festash, ku protagonist është Babagjyshi: zotëria i moshuar me fytyrë simpatike – ashtu si dhe është traditë. I veshur me pantallona, xhaketë dhe kapele të kuqe, i shoqëruar nga slita e tij me drerët dhe thesin e madh të lodrave për t’u shpërndarë në të gjithë planetin.
Nga Australia – më saktë nga Sidnej – vjen një Santa Klaus – me kutinë e tij karakteristike gati për të bërë fotografi me vogëlushët. Ndërsa nga Finlanda, fshati i Babagjyshit në Arktikun polar – babagjyshi ngarkon lodrat në slitën e tij për të nisur udhëtimin në një temperaturë prej minus 26 gradësh.
Në Japoni babagjyshi preferon të notojë nën ujë me peshqit dhe një balenë. Ndërsa në Vietnam babagjyshi gjigand është vendosur mbi ujin e liqenit para Katedrales më të madhe në vend. Në një vend me maxhorancë budiste Krishtlindjet nuk janë një ditë feste zyrtare, por shumë banorë e kanë transformuar në një festival fetar dhe një traditë të re.
Aktualisht në Bosnje e Hercegovinë ku anëtarë të klubit të motoçiklistëvbe Kondor janë veshur si Santa Klaus dhe shpërndajnë dhuratat për fëmijët e një jetimoreje me motorat e tyre.
Por ka dhe babagjyshë që i përkushtohen kanoes duke shëtitur nëpër lumenj. Në Tajlandë janë elefantët ata që vishen si babagjyshë duke shpërndarë dhuratat për fëmijët e një shkolle fillore në vend.
Ndërsa në Korenë e Jugut janë vullnetarët ata që bëjnë rolin e babagjyshit duke shpërndarë dhurata për 1200 fëmijë të 800 familjeve të varfëra në Seul. /abcnews.al