OBSH krijoi grupin e re të ekspertëve për origjinën e Covid, Kina: Manipulim politik

schedule15:40 - 14 Tetor, 2021

schedule 15:40 - 14 Tetor, 2021

OBSH ka krijuar një grup të ri prej 26 ekspertësh për të hetuar origjinën e Covid, duke e quajtur shansi i fundit. Menjëherë pas deklaratës së OBSH-së ka reaguar ministria e jashtme e Kinës, e cila e ka cilësuar vendimin e OBSH-së “manipulim politik” .

Lexo edhe: Shansi i fundit për të zbuluar origjinën e virusit, OBSH krijon grupin e ri të ekspertëve

Rastet e para të Covid u zbuluan në Kinë në fund të vitit 2019 ndërsa Pekini u akuzua për fshehje të të dhënave gjatë një vizite nga një ekip i OBSH -së në shkurt. Gjetjet e ekipit të OBSH -së nuk ishin të plota dhe ekspertët lëshuan një raport duke thënë se ishte e “pamundur” që koronavirusi të dilte nga një laborator në Wuhan.

Kjo nxiti kritika nga shkencëtarët e tjerë se teoria nuk ishte verifikuar siç duhet./abcnews.al