Mbretëresha Elizabetë për Krishtlindje: Bashkim, paqe dhe respekt

schedule12:16 - 25 Dhjetor, 2018

schedule 12:16 - 25 Dhjetor, 2018

Mesazhi i Krishtlipndjeve i këtij viti i Mbretëreshës Elizabetë flet për bashkim, paqe dhe respeKt reciprok në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar është më e përçarë se asnjëherë për sa i përket daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

Mbretëresha Elizabetë ka regjistruar mesazhin tradicional të Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar. Vendi këtë vit është në tension për shkak të përçarjeve rreth Brexit. Pa iu referuar qartë daljes së vendit nga Bashkimi Europian në fund të muajit mars, mbretëresha bën apel që të ketë respekt reciprok. Fjalimi i Mbretëreshës Elizabetë është regjistruar në 12 dhjetor në Bakingam Palas. Mbretëresha 95 vjeçare është veshur me një fustan koktejli dhe mban një karficë të dhuruar nga bashkëshorti i saj Filipo në vitin 1966. Ndërsa në tryezë është vendosur një fotografi e 1948-s bardhë e zi ku ajo është me bashkëshortin dhe Princin Çarls i cili këtë vit ka festuar 70 vjetorin.

Prej 66 vitesh në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, mbretëresha Elizabet dha mesazhin e parë të Krishtlindjeve në radio në vitin 1952, kur ishte vetëm 26 vjeç. Në vitin 1969, mbretëresha vendosi të shkruajë një mesazh pa dalë në transmetim pasi sipas saj kishte qenë shumë në qendër të vëmendjes atë vit. Ajo shkruante se të gjithë duhet ta kuptonin se urimet nuk ishin më pak të ngrohta dhe personale dhe pse vinin në një mënyrë të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!