Komisioni i Venecias ka përgatitur draft-opinionin në përgjigje të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, i cili është siguruar nga gazetarja e ABC Esiona Konomi.
Venecia thekson se kompetencat e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshijnë shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore, por sipas saj kjo e nuk e pengon të ushtrojë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.
Lexo edhe: Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019
Komisioni thekson se parlamenti mund të bëjë një vlerësim bazuar në një bazë ligjore për shtyrjen e zgjedhje dhe në mungesë të një bazë të tillë Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese.
Ajo e cilëson përgjegjësi të të gjithë partive politike për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet shqiptare dhe proceset e zgjedhore përmes dialogut të të gjitha forcave politike dhe si dhe mes institucioneve, siç është KQZ. Kjo siç thuhet në raport, nënkupton mundësinë e zgjedhjes për votuesit. /Abcnews.al