Kreu i PD Lulzim Basha tha në Kuvend se kriza energjetike do të sjellë pasoja si rënie të fuqisë blerëse dhe të konsumit, si dhe falimentim të bizneseve.
“Ajo që di çdokush është që energjia elektrike është pjesë e kostos bazë për gjithçka që prodhohet dhe shërbehet, kur ka rritje të kësaj kotoje ajo që vjen është e qartë. Do të rriten më shumë çmimet për të gjithë produktet dhe shërbimet që kosumojmë.Çfarë ndodh në vendin me të ardhura më të ulëta në Europë kur ndodhet përballë çmimeve të larta që vijojnë të rriten. Pergjigjia: Rënie e fuqisë blerëse e konsumit dhe falimentim i bizneseve”, tha Basha.
Zgjidgja sipas Bashës do të ishte që të mos shtohej borxhi publik.
“Zgjidhja: Jo shtim i borxhit publik më tej siç po përgatitet të bëhet. Jo më shumë rëndim për qytetin por frenim duke hequr dorë nga PPT, që po i marrin frymën qytetarëve. Këta nuk e bëjnë dot. Sepse dorën e apdukshme të Adam smith e kanë shndërruar në dorë të dukshme të korrupsionit. Për parkun e llogarasë kanë zgjedhur kompaninë me ofertë më të lartë. 2 blerejen e energjisë me çmime më të larta se të bursës siç i shpjeguam, 10 milion euro më shumë se sa çështë në treg e energjia”.
Basha shtoi se borxhi publik jashtë kontrollit, ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve, pasi prioritete sipas tij ka oligarkët.
“Pasoja është e qartë. Një broxh publik jashtë kontrollit, që ia lidh duart qeverisë për të vepruar në ndihmë të qytetarëve dhe sipërmarrjeve, pasi prioritete të saj ka oligarkët me të cilën ndan pushtetin dhe buxhetin e shtetit. Prandaj, nën shtrëngimin e zgjidhjeve korruptive që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, sot nuk kanë asnjë masë për të mbrojtur familjet shqiptare dhe ekonomin e tyre, që fatkeqësisht do të përkeqësohet në ditët dhe muajt në vazhdim. Sepse përvec borxhit që do të marrin, deklaruan vetëm që nuk do të ketë ndërprerje energjie dhe nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë, një cmim që në fakt është i lartë, sepse ishin po këta që e rritën për familjet dhe biznesin e vogël”, shtoi Basha.