Kupa e Shqipërisë do të luajë ditës e sotme me 4 ndeshjet e fundit të turit të dytë. Në grupin A janë 3 sfida që do të luhen. Ndeshja që merr të gjithë vëmendje është ajo e Dinamo-Erzeni e cila do të zhvillohet në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.
Skuadra e Dinamos do të kërkojë më patjetër fitoren për të kaluar në fazën tjetër, duke marrë parasysh se në ndeshjen e parë janë mundur më rezultatin 2-1 dhe në këtë ssfidë do kërkojnë përmbysjen.
Burreli-Beslidhja është ndeshja e tjetër që pritet me interes, sepse ndeshja e parë mes dy skuadrave nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0, ndërsa ndeshja e parë mes Bylisi-Oriku ka përfunduar me fitoren e skuadrës “Ballshiote”.
Ndërsa në grupin B do të luhet vetëm një ndeshje, Tomori-Lushnja, një përballje që ka parë fituese me shifrat 3-0 skuadrën e Tomorit.
Grupi A
Dinamo-Erzeni
Bylis-Oriku
Burreli-Beslidhja
Grupi B
Tomori-Lushnja
Të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtin orar në orën 13:45. /abcnews.al