Ananasi dhe ndikimi për shëndetin e kockave

schedule18:14 - 13 Tetor, 2021

schedule 18:14 - 13 Tetor, 2021

Ananasi përmban një sasi të madhe mangani, një element gjurmë që ndikon në metabolizmin e kalciumit, sipas hulumtimit të kryer në Amerikë. Gratë që vuanin nga osteoporoza, siç u gjet në një studim, kishin 33% më pak mangan sesa ato që ishin të shëndetshme.

Mangani absorbohet shpejt nga trupi, ndërsa është tipike që një porcion ananasi përmban 70% të manganit që trupi duhet të marrë çdo ditë.

Ananasi ka vlerë të madhe ushqyese pasi është i pasur me vitamina A dhe C, të cilat janë antioksidantë, përmban nivele të larta të β karotenit që ndihmon në uljen e rrezikut të degjenerimit makular me 35%, është i pasur me kalcium, fosfor, magnez, tiaminë, natrium, kalium, sheqer frutash (sakarozë), shumë fibra si dhe enzima bromelain. Është një enzimë tretëse që ndihmon tretjen e ushqimit, gjendet vetëm në ananas të freskët dhe duhet konsumuar pas një vakti të pasur.

Sidoqoftë, bromelain, përveç vetive të tij të dobishme, mund të shkaktojë ndjeshmëri në mishrat e dhëmbëve, buzët dhe gjuhën, pasi është një enzimë e njohur për zbutjen e mishit. Gjithashtu, një mbidozë e bromelain mund të shkaktojë të vjella, diarre, dhimbje koke dhe nauze, kështu që mbidozimi i ananasit duhet të shmanget./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!