Tronditet Moska, nëna hidhet nga kati i 19-të me dy fëmijët e saj

schedule14:23 - 13 Tetor, 2021

schedule 14:23 - 13 Tetor, 2021

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Moskë, ku një nënë 33 vjeçare është hedhur nga kati i 19-të me dy fëmijët e saj duke gjetur menjëherë vdekjen. Olga Zarkova, 34 vjeç dhe dy djemtë e saj, të moshës tre vjeç dhe një muajsh, humbën jetën tragjikisht ditën e sotme.

Sipas policisë, shkaku për ngjarjen tragjike dyshohet se është depresioni.  Besohet se Olga përpara se të kryente aktin vetëvrasës kishte lënë një shënim në të cilin shkruante se nuk donte ti linte fëmijët të jetonin në këtë botë të vështirë dhe të zymtë.

Sipas burimeve të policisë, ajo u kishte thënë familjarëve se vuante nga depresioni pas lindjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!