Pas ndeshjeve të Kombëtareve, do të fillojnë mormalisht edhe ndeshjet e kampionateve.
Sipas “Sportmediaset” për Juventusin ka një lajm të mirë, sepse lojtari kryesor i tyre i cili ishte i angazhuar me kombëtaren argjentinase mund të jetë gati për ndeshjen e rradhës në kampionat.
Pas atij episodi kur Paulo Dybala shikohej me lot në sy pas zëvendësimit, dukej sikur kishte pësuar një dëmtim të rëndë dhe nuk do ishtë gati për të luajtur për disa ndeshje.
Trajneri Missimiliano Allegri mund të lumturohet sepse tashmë sulmesin argjentinas mund ta jetë pjesë e listës së lojtarëve për ndeshjen kundër Romës, që do të zhvillohet ditën e dielë.
Nëse për Dybalan mund të gëzoj, nuk mund të ndodhi e njëjta gjë edhe për futbollistët e tjerë të cilët janë thuajse mungesa të sigurta për ndeshjen e radhës. Alvaro Morata nuk është përmirësuar akoma dhe nuk është gati për Allegrin, Rabiot është konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, McKennie nuk është e sigurt nëse do mund të jetë gati, për shkak të lodhjes fizike nga angazhimi me kombëtaren, Lorenzo Pellegrini nuk dihet nëse mund të shërohet në kohë dhe Abrahamit I cili duhet ti nënshtrohet akzaminimeve për të parë gjendjen e këmbës së djathtë të dyshuar se mund të jetë shtrembëruar.
Një mal me vështirësi për trajnerin e “bardhezinjëve” i cili duhet të bëjë llogaritë pa një pjëse të mirë të lojtarëve të tij. /abcnews.al