Masafra mesazh për Krishtilndjen: Le të bëhemi me humanë

schedule13:40 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 13:40 - 24 Dhjetor, 2018

Imzot Angelo Massafra si çdo vit edhe këtë prag Krishltindjesh ka dhënë mesazhin e tij për festën. Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje njerëzve të bëhem më humanë. Shqipëria ka nevojë për humanizëm.

Përkujtimi vjetor i Krishtlindjes vë në lëvizje gjithë botën. Realiteti në të cilin jetojmë nuk shterohet thjesht në materialitetin, por na shpie domosdoshmërisht tek ndonjë gjë që nuk e shohim; e pra, ekziston dhe është konkrete. Këtë vit dua ta pyes veten së bashku me ju: ku na shpie gjithë kjo që sillet përreth festës së Krishtlindjes? A mund të jetë vetëm një fakt tregtar? A mund të zgjidhet gjithçka në një emotivitet të bërë prej dritash, ngjyrash dhe dhuratash? Dhe, për të krishterët, a mund të zgjidhet gjithçka me pjesëmarrjen në një rit, sado i bukur dhe sugjestiv?  Kështu e nisi urimin për festën Imzot Angelo Massafra

Angelo Massafra, arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult: “Jo! Krishtlindja nuk është Krishtlindje nëse nuk na shpie tek një e vërtetë thelbësore që i përket jo vetëm besimtarëve në Krishtin, por gjithë njerëzimit: ai Hyj që njeriu, që nga origjina, e ka pasur zili pikërisht për hyjninë e tij dhe të cilit i është kundërvënë, duke e konsideruar si një pengesë për realizimin e vetë njerëzor, bëhet njeri për të lartësuar njeriun në lartësitë e hyjnisë së tij. Duke u bërë i ngjashëm me ne, Hyji na çudit dhe na trondit dhe na bën të kuptojmë se lumturia jonë nuk qëndron aq në kërkimin e pushtetit, pasurive dhe kënaqësive; sa më shumë në dhuratën e lirë dhe falas që Ai na bën me vetveten, me natyrën e vet hyjnore. Sepse ne jemi fryt i një akti dashurie të pastër; jemi krijesa të aktit krijues të Hyjit-dashuri”.

Imzot Angelo Massafran, ndër të tjera u ka bërë thirrje njerëzve të bëhem me humanë, Shqipëria ka nevojë për humanizëm.

“Me këtë mesazh dëshiroj t’u bëj një thirrje të fortë të gjithë burrave dhe grave me vullnet të mirë, cilësdo fe që t’i përkasin, dhe edhe atyre që thonë se janë “jo besimtarë”. Humanizimi i vërtetë nuk është i mundur kur përjashtohet Hyji nga jeta personale ose kur, megjithëse duke u deklaruar të krishterë, jetohet në mënyrë pagane, duke i bërë vetveten dhe nevojat e personit si një idhull për t’u adhuruar e të cilit i duhet bindur. Le të bëhemi me humanë, me zemrën bujare. Të dashur, sot për Shqiperinë nevojtet një humanizëm i ri, dhe shortet e Shqiperisë janë në duart e të gjithëve”.

Kush pranon Krishtin bëhet një person, njerëzimi i të cilit mbetet i shënuar nga kalimi i pashlyeshëm i hyjnisë së tij dhe i siguron vetvetes jo lumturinë që premton kjo botë, por gëzimin e atij, që edhe pse mes një mijë vështirësish, e di që është i dashur nga Hyji dhe për këtë, mundet e duhet të jetë solidar me të tjerët, e mbylli urimin Imzot Masafra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!