Mbretëresha e Anglisë Elizabeth II u pa duke përdorur një shkop në një ngjarje publike të martën, kur mori pjesë në një event humanitar.
Elizabeth u fotografua duke përdorur një bastun për herë të parë në 2003, pasi ajo iu nënshtrua një operacioni në gju.
Veshur me një pallto blu dhe me një kapelë me të njëjtën ngjyrë, Mbretëresha buzëqeshi dhe dukej se lëvizte lirshëm.
Bastuni iu dha asaj nga një anëtar i stafit mbretëror ndërsa doli nga limuzina. E gjithë kjo ka ngritur pikëpyetje nëse Elizabeth ka probleme me shëndetin?/Abcnews.al