Përfaqësuesja e Kosovës luan sonte kundër Gjeorgjisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
Dardanët luajnë këtë ndeshje për qefin e tyre sepse nuk kanë gjasa që të kualifikohen në kampionatin botëror “Katar 2022”.
Pavarësisht gjithçkaje përfaqësuesja kosovare do të tentojë fitoren duke marrë parasysh se edhe në ndeshjen e parë të luajtur kundër gjeorgjianëve kanë fituar më gol të Muriqit.
Edhe kompanitë e basteve e shikojnë Kosovën favorite në këtë sfidë, duke iu dhënë më shumë zemër lojtarëve.
Kompania Bet365, e shikon Kosovën favorite duke e kuotuar 2.15 për të fituar, Gjeorgjisë i vë kuotën 3.75, ndërsa barazimi vlerësohet me kuotën 3.10. Edhe kompanitë e tjera të basteve e shikojnë Kosovën favorite në këtë ndeshje.
Kujtojmë se në grupin B kryeson Spanja me 13 pikë, Suedia me 12 pikë, ndërsa Greqia me 9 pikë mban vendin e tretë në grup, Kosova me 4 pikë të grumbulluara deri tani në këto kualifikuese, kurse në fund është e pozicionuar Gjeorgjia me vetëm 1 pikë.
/abcnews.al