Me një aksion blic, forcat speciale të marinës britanike kanë çliruar ekuipazhin e një anijeje italiane, të marrë peng nga një grup emigrantësh klandestinë në Lagos të Nigerisë. Pasi kishin hipur në bord, përmes kërcënimeve emigrantët kishin zaptuar dhomën e kontrollit dhe më pas kishin ndryshuar kursin e anijes duke e kthyer atë drejt brigjeve angleze. Gjatë aksionit të forcave speciale asnjë nga agresorët nuk mbeti i vrarë apo i plagosur, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Po ashtu anëtarët e ekuipazhit u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ishin strehuar në një kabinë. Pas marrjes nën kontroll, mjeti lundrues zbarkoi në Tillbëri, ku kishte dhe destinacionin. /abcnews.al
Forcat Speciale britanike shpëtojnë ekuipazhin e anijes italiane
schedule15:21 - 23 Dhjetor, 2018
schedule 15:21 - 23 Dhjetor, 2018