Në një intervistë për “GazettadelloSport” , ish-mbrojtësi i Italisë ka folur edhe për situatën e futbollit italian.
“Futbolli ynë është një hap pas kualitetit të atij anglez por ne jemi duke u rritur shumë”.
Më pas Cannavaro ka folur dhe për garën e Seria A.
“Napoli është në krye, është një ekip i kompletuar me një frymë të re për të fituar dhe kjo është një meritë mjaft e madhe e Spalletit. Tashme ekipi i tij nuk ka më frikë asnjë kundërshtar dhe me të vërtetë mund të fitojë skudeton.
Gjithashtu dhe ekipet e Milanos janë shumë të forta dhe kompetitive,sidomos Inter sepse është një ekip kompakt dhe nuk dorëzohet deri në minutat e fundit.
Por nuk duhet të harrojmë dhe Juventus, është vetëm fillimi i sezonit dhe mos e merni për të vdekur”, këto kanë qënë fjalët e Cannavaros të shkëputura nga një fragment i intervistës së tij. /abcnews.al