Luis Enrique: Krenar për djemtë e mi. Goli i Mbappe? Nuk dua të bie në këtë kurth

schedule09:43 - 11 Tetor, 2021

schedule 09:43 - 11 Tetor, 2021

Pas ndeshjes me Francën ku Spanja u mund me rezultatin 1-2, në finalen e Nations League, ka pasur edhe një reagim nga trajneri Luis Enrique.

Pavarësisht humbjes, timonieri spanjoll u shpreh i kënaqur për ekipin e tij. “Ne shkojmë në shtëpi pa një kupë, por unë mendoj se kemi luajtur në një nivel me Kampionët Botërorë në fuqi, të cilët kanë potencial dhe cilësi të jashtëzakonshme fizike.

Ne luajtëm lojën tonë si gjithmonë, duke shënuar në pjesën e dytë. Shanset për ta fituar ndeshjen ishin aty,  por Benzema i shpiku ato gola dhe Franca fitoi.

Gjithsesi unë jam i lumtur dhe i kënaqur, madje edhe duke menduar për të ardhmen. Goli i Mbappe qëndron në timen, duke mos folur për asgjë që nuk mund ta kontrolloj. Do të doja të flisja për të, por nuk dua të bie në këtë kurth”.

 

Enrique foli gjithashtu edhe për mbrojtësit që kishin një punë të vështirë në këtë ndeshje. “Garcia, Alonso, Azpilicueta dhe Laporte mbrojtën kundër sulmit më të mirë në botë dhe luajtën një lojë të shkëlqyeshme.

Busquets u zgjodh lojtari më i mirë i turneut, ai është një lojtar i rëndësishëm dhe ai ka vlera si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Kjo na jep qetësi. Ne ishim në gjendje të mposhtnim kampionët e Europës në fuqi dhe ishim pothuajse në të njëjtin nivel me Kampionët e Botës”, përfundon trajneri spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!