Sherr me karrige kokës dhe të shtëna në mes të Tiranës, disa të plagosur, 5 të shoqëruar

schedule08:57 - 11 Tetor, 2021

schedule 08:57 - 11 Tetor, 2021

Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë janë tmerruar përpara nisjes së mësimit këtë mëngjes duke parë një sherr të shëmtuar mes banorëve të zonës.

Në një lokal në mes Tiranës, 6 banorë të kësaj zone mjaft të frekuentuar kanë nisur një sherr për motive ende të paqarta. ABC mëson se pasi kanë marrë karriget e lokalit në duar, banorët e kanë zhvendosur përplasjen jashtë duke e gjuajtur njëri tjetrin kokës.

Të plagosur lehtë nga përplasja raportohet se kanë mbetur 4 persona, kurse një prej tyre 32 vjeç ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, pasi është dëmtuar me sende të forta. Dyshohet se njëri prej të përfshirëve në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar nxënësit dhe kalimtarët, por fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i plagosur nga të shtënat.

Lexo edhe: 6 persona sherr me karrige, policia: 5 të shoqëruar, disa të plagosur, njëri në spital

Është dashur ndërhyrja e policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku u zhvillua sherri ka qenë rastësisht një polic, i cili është përpjekur të neutralizojë situatën. Më pas në ndihmë të tij ka shkuar Patrulla  e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponja”. Deri më tanië në komisariat janë shoqëruar 5 persona të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt. Në vendngjarje është sekuestruar dhe arma e zjarrit pistoletë  TT me të cilën është qëlluar, ndërsa po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket prej të shoqëruarve.

Lexo edhe: Sherri në Tiranë nisi në lokal dhe përfundoi jashtë me karrige! Sekuestrohet pistoleta TT

Nga pamjet në rrugë shihet ende gjak, maska anti-COVID, një kapele dhe një pistolet tip T-T e sekuestruar. Duke qenë se sherri ka ndodhur pranë shkollës “Andon Zako Çajupi” ka krijuar panik edhe te nxënësit të cilët këtë herë e kanë nisur mësimin pas një shfaqjeje të shëmtuar.

Lexo edhe: Sherri me karrige te “Çajupi”, shpërndahen banorët, nxënësit panë “show” para mësimit

I gjithë sherri me karrgie është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë menjëherë konfliktin masiv. Arsyet e një përplasje të tillë “Alla shqiptarçe” ende nuk janë zbardhur. /be.k/Abcnews.al