34 persona kanë vdekur në Rusi nga helmimi nga alkooli. 24 persona të tjerë po trajtohen në spital, thanë autoritetet lokale, shkruan “Reuters”.
Nëntë persona janë arrestuar. Paraprakisht raportohet se vdekjet janë shkaktuar nga metanoli, që është toksik.
Raportet mjeko-ligjore treguan se viktimat kishin konsumuar alkool që përmbante metanol, i cili ndryshe nga etanoli – forma e zakonshme e alkoolit që gjendet në pije është shumë toksik.
Mijëra shishe alkool të dyshuar janë sekuestruar në dyqane dhe magazina në rajon. Testimet treguan se shumë prej atyre shisheve përmbanin metanol vdekjeprurës./ Abcnews.al