“Gabimet drejtshkrimore si pasojë e emocioneve”, Basha i “Kosheres” për dorëheqjen e Ardi Veliut

schedule21:51 - 10 Tetor, 2021

schedule 21:51 - 10 Tetor, 2021

Tre ditë më parë, Ardi Veliu ka dorëzuar detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai paraqiti kryeministrit Edi Rama dorëheqjen mbi tryezë, e cila në shumë media u komentua për gabimet drejtshkrimore.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme, edhe Lulzim Basha i “Kosheres”, i cili duke biseduar me asistenten e tij, e justifikoi Veliun, duke i vënë fajën emocioneve.

Asistentja: E pe shkresën e dorëheqjes skandal, katastrof, ishte me gabime drejtshkrimore.

Basha i “Kosheres”: Po ka emocione tjetri. Po unë mendoj veten time, kur 7×7 që bëjnë 98, thash që bënin 42. Tmerr, këto janë gjëra të vogla. Duhet të tolerohen.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!