Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelia dy punonjësit e burgut të Reçit, Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, të cilët u arrestuan tre ditë më parë.
Prokuroria është tërhequr nga kërkesa për caktimin e masës arrest me burg duke e cilësuar të paligjshëm prangosjen në flagrancë për dy punonjësit, specialistë-psikologë të institucionit të vuajtjes së dënimit, që tani do të hetohen në masën arrest shtëpie.
Hoxha dhe Laloshi u arrestuan nga policia me akuzën e korrupsionit pasi në këmbim të raportit pozitiv me qëllim përfitimin nga sjellja e mirë janë filmuar duke marrë ryshfet.
Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes në institucion për të burgosurit me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në gjykatë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i pezulloi nga detyra./ Abcnews.al