Mbrojtësi i krahut të majtë dhe një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë Kombëtar, Elsi Hysaj ka folur pas fitores me Hungarinë ku është shprehur se ekipi ka treguar rritje dhe triumfi sonte ishte i meritur.
Për RTSH ai u deklaroi:
“Kemi treguar rritje të madhe si skuadër, Ishte një fitore e merituar, tani të shohim për ndeshjen tjetër.
Nuk di të flas për mungesën e golit, kishim tre raste për të shënuar. Nuk patëm fat, pastaj shënoi Broja. Duhet qetësi, pasi goli vjen nëse luan mirë”.
“Me Poloninë është një ndeshje shumë e bukur, që humbim shumë, ose fitojmë shumë. Nuk duhet shumë entuziazëm. Kemi përkrahjen e tifozëve dhe te vetes tonë, pasi kemi treguar se jemi të fortë”.
“Gjimshiti kishte thyer dorën, më vjen keq sepse është forcë e madhe për ne. Do jetë tifozi i parë për ne”, përfundoi Hysaj. /abcnews.al