Polemika në Itali, Dal Pino: Stadiumet të hapen plotësisht, vendim absurd

schedule15:48 - 9 Tetor, 2021

schedule 15:48 - 9 Tetor, 2021

Paolo Dal Pino, presidenti i Lega Calcio në Itali, ka folur së fundmi për hapjen e stadiumeve dhe nuk është dakord me vendimin e marrë. Ai mendon se duhet që ato të hapen me kapacitet të plotë, sicc ndodh ne kinema e teatro.

“Për mua shifra prej 75% duhet të rritet shpejt dhe shpresoj që për një kohë të shkurtër të arrijmë në 100% të kapacitetit.

Nëse nuk do të ndodhte, do të ishte një veprim diskriminues kundër futbollit. Është absurde të shohësh që ka 100% pjesëmarrje në kinema, në teatro, kurse në stadiume kemi 75%.

Vendimi diskriminues do t’i shtohej një sërë sjelljesh të tjera që nuk e kanë ndihmuar sektorin tonë gjatë kësaj peridhe të vështirë”, ka thënë Dal Pino. /abcnews.al