Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Akuzat për korrupsion, lihen në burg dy specialistë-psikologë në burgun e Reçit

schedule12:43 - 9 Tetor, 2021

schedule 12:43 - 9 Tetor, 2021

Janë lënë në burg dy specialistët-psikologë të burgut të Reçit, Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi.

Hoxha dhe Laloshi akuzohen për korrupsion pasi në këmbim të raportit pozitiv me qëllim përfitimin nga sjellja e mirë janë filmuar duke marrë ryshfet.

Ata u vunë në pranga pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop” të datës 05.10.2021, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë. Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!