E padëgjuar, presidentit të Federatës së Futbollit i vihet përgjues

schedule12:27 - 9 Tetor, 2021

schedule 12:27 - 9 Tetor, 2021

Një ngjarje e paprecendentë ka ndodhur në Poloni, në zyrën e presidentit të Federarës Polake të Futbollit.

Kjo e fundit ka dalë me një komunikatë ditën e djeshme dhe bën me dije se në zyrën e Cezary Kulesza është gjetur një pajisje përgjuese.

Federata bën me dije se pajisja i është dorëzuar autoriteteve, që kanë siguruar gjurmët dhe ndjekin ccështjen. Në vijim pritet të ketë të tjera informacione në lidhje me këtë ngjarje. /abcnews.al