Brazili ka regjistruar mbi 600,000 viktima nga Covid që nga fillimi i pandemisë. Me 600,425 të vdekur dhe 21,550,730 raste të raportuara që nga shpërthimi i koronavirusit, Brazili me një popullsi prej 212 milion banorësh është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të viktimave në botë pas SHBA-së.
Ndërkohë, vendi regjistroi 18,172 raste dhe 615 viktima në 24 orë. Ndërsa vazhdon fushata e vaksinimit kundër Covid-19, Brazili ka shënuar rënie të të infektuarve, në më pak se një të tretën që nga kulmi i pandemisë në prill./abcnews.al