Dj Regard është bërë një emër mjaft i njohur, jo vetëm për publikun shqiptar por dhe atë ndërkombëtar. Dj, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu ka marrë famë përtej kufijve falë hiteve të shumta, mes së cilave “Ride it” dhe “Secrets”.
Regard vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, dhe madje gjatë verës mbajti një dhe në Kosovë. Pak kohë më parë, ai la të kuptohej se po punonte për një bashkëpunim me reperin amerikan, Tyga.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka konfirmuar duetin me titull “Signals” që pritet të publikohet me 15 Tetor. Ata kanë punuar bashkë dhe me këngëtarin anglez, Kwabs./abcnews.al

