Lezhë, një makinë aksidenton mësuesen dhe një nxënëse

schedule10:48 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 10:48 - 21 Dhjetor, 2018

Një mësuese dhe një nxënëse u përplasen nga një makinë, ndërsa po kalonin rrugën nga shkolla në anën tjetër. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Lezhës dhe të dëmtuarat Elidona Gega mësuese e gjimnazit, dhe 16 vjeçarja B. Çupi u dërguan menjëherë në spital.

Një nxënëse e gjimnazit të Lezhës dhe mësuesja e saj u aksidentuan para shkollës së tyre në qendër të Lezhës. Elidona Gega 23 vjeçe, mësuese e psikologjisë dhe 16 vjeçarja B.Çupi u përplasën nga një fuoristradë, kur po kalonin rrugën para kompleksit të shkollave. Ato u dërguan menjëherë në spital ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, kurse  drejtuesi i mjetit Mercedez një 68 vjeçar, u ndalua nga policia.

Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes, thanë ABC News, se fuoristrada e cila nuk ishte me shpejtësi të madhe, po parakalonte një furgon të ndaluar dhe nuk i ka parë mësuesen dhe nxënësen që po kalonin rrugën. Lëvizja e mjeteve në zonën para shkollave në Lezhe nuk është një fenomen i panjohur, e kjo kryesisht në pushimin e madh dhe në përfundim të mësimit. Në momentin e aksidentit në afërsi të shkollës duhej të kishte edhe një patrullë policie për të monitoruar qarkullimin e mjeteve në fluksin e lëvizjes së nxënësve.

Drejtoria e policise vendore në Lezhe do të analizojë edhe veprimet e rrugorëve për të përcaktuar mënyren se si është kontrolluar zona në momentin e ngjarjes që fatmirësisht përfundoi vetëm me të plagosur./abcnews.al