Qendra vaksinimi në fakultete, Preza: 11-17 tetori java e vaksinimit masiv për studentët

schedule15:59 - 8 Tetor, 2021

schedule 15:59 - 8 Tetor, 2021

Studentët që nuk kanë kryer vaksinën anti-covid mund ta marrin pranë fakultetit ku studiojnë. Nga  11 deri më 17 tetor do të jetë java e vaksinimit masiv të tyre. Iria Preza nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se autoritetet shëndetësore kanë hapur qendrat e vaksinimit dhe në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave të larta po hartojnë listat e të rinjve.

Studentët e pa vaksinuar këtë vit akademik nuk do të mund të ulen në auditore pa konfirmuar përmes tamponit që duhet ta kryejnë privatisht se nuk janë të infektuar.

Por çfarë do të ndodhë me ata që kanë marrë vetëm një dozë anti-covid?

“Do të paraqiten në shkollë, gjithmonë duke pasur masat mbrojtëse dhe më pas duhet të kryejnë dozën e dytë sipas skemës së tyre.”

Në fund të shtatorit dhe fillim tetorit specialistët e Institutit të Shëndetit Publik vërejnë rritje të interesit për t’u vaksinuar tek moshat  18 deri në 30 vjeç. Për të rritur mbulesën vaksinale tek studentët ministrja e Arsimit dy ditë më parë njoftoi se fillimi I universiteteve shtyhet më 18 tetor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!