Pas bukës rriten me 30 lekë ushqimet dhe perimet, qytetarët: Nuk e dimë ku do shkojmë

schedule16:04 - 7 Tetor, 2021

schedule 16:04 - 7 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile 

Blerja e ushqimeve tashmë kushton më shumë. Që prej disa javësh në tregje e supermarkete çmimet janë rritur me rreth 20-30 lekë. Midis produkteve  që janë shtrenjtuar përmendim bukën, qumështin vezët apo makaronat.

E njëjta situatë paraqitet edhe në tregjet e fruta-perimeve. Tregtarët  shprehen se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e prodhimit të ulët bujqësor në vend.

“Më shumë domatja, spinaqi i fshatit. Janë rritur me 20 lekë më shumë.”

Pensionistët janë shtresa më e prekur nga shtrenjtimi i ushqimeve. Pensionet e ulta  I detyrojnë që të blejnë më pak e të kërkojnë ato produkte që janë më të lira. Shumë prej tyre e përballojnë jetesën falë ndihmës së fëmijëve.

“Ishte ngrit veza, makaronat e vaji, të gjitha. Nuk e di ku do shkojmë. Rrofshin kalamajtë që kemi jashtë. Se me 150 mijë lekë ia del?”

Vetëm pak ditë më parë kryeministri ka paralajmëruar edh nisjen e një krize energjitike.Kjo pritet të rëndojë edhe më shumë gjendjen financiare të qytetarëve shqiptarë ndërsa aktualisht ka nisur rritja e naftës dhe e gazit. /abcnews.al/