Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një raport në lidhje personat që vuajnë nga “Covid i zgjatur”. Sipas raportit, rreth 1.1 milion persona përkatësisht 1.7% e popullsisë vuajnë nga “Covid i zgjatur”.
Ata e kanë përkufizuar “Covid-in e zgjatur” , si simptoma që vazhdojnë për më shumë se katër javë pas infeksionit me Covid. Rreth 831,000 (77%) kishin ose dyshuan se ishin infektuar me Covid të paktën 12 javë më parë. 405,000 ose 37% thanë se “Covid i zgjatur”” i ka prekur një vit pas rikuperimit nga Covid.
Britania ka regjistruar 8,006,660 raste dhe 137,295 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al