Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier, ku një person është plagosur me thikë.
Sipas policisë lidhur me këtë ngjarje është arrestuar B.G 39-vjeç banues në Baltëz, Fier.
Ky person pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet të mprehtë (thikë) një shtetas, Policia identifikon dhe kap autorin.
Pas njoftimit të marë mbrëmjen e djeshme se në fshatin Baltëz, Fier, është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi A. K., 35 vjeç, është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit B. G., i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.
Shtetasi A. K., ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin B. G., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier. /abcnews.al/