STUDIMI/ Edhe pse të vaksinuar, qytetarët duhet të ruhen maksimalisht nga koronavirusi

schedule10:39 - 7 Tetor, 2021

schedule 10:39 - 7 Tetor, 2021

Sipas dy studimeve të botuara të mërkurën, mbrojtja imune nga dy doza të vaksinës Pfizer bie pas dy muajsh,  ndërsa mbrojtja kundër simptomave të rënda, shtrimit në spital dhe rreziku i vdekjes mbeten në nivele të njëjta, shkruan CNN

Studimet, nga Izraeli dhe nga Katari të botuara në New England Journal of Medicine, mbështesin argumentet që edhe personat e vaksinuar plotësisht kanë nevojë të marrin masa paraprake kundër infeksionit.

Një studim nga Izraeil, i cili mori në studim 4,800 punonjës të kujdesit shëndetësor nxori në pah se nivelet e antitrupave reduktohen me shpejtësi pas dy dozave të vaksinës “veçanërisht në mesin e burrave, midis personave mbi 65 vjeç ose më të moshuar dhe midis personave me sistem të dobët imunitar, raporton abcnews.al

Gjithashtu, imuniteti për personat që vaksinohen pas infeksionit natyral të Covid-19 zgjat më shumë. Ndërsa studimi nga Katari,  mori në studim rastet aktuale të të vaksinuarve të cilën ishin vaksinuar me Pfizer.

“Mbrojtja e shkaktuar nga Pfizer kundër infeksionit rritet menjëherë pas dozës së parë,  dhe arrin kulmin në muajin e parë pas dozës së dytë, dhe pastaj gradualisht zbehet në muajt pasues,” sipas Laith Abu-Raddad nga Weill Cornell Medicine-Katar dhe kolegëve të tij.

“Zbehja duket se ndodh pas muajit të katërt, duke arritur një nivel të ulët afërsisht 20% në muajt pasardhës,” shtuan ata.

Sidoqoftë, mbrojtja kundër shtrimit në spital dhe vdekjes është deri  në 90%. Pfizer ka argumentuar se imuniteti nga dy dozat e para të vaksinës fillon të “zhduket” pas disa muajsh. Muajin e kaluar, Pfizer mori autorizimin nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për doza përforcuese të vaksinës së saj, gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, raporton abcnews.al

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që personat mbi 65 vjeç, ata me probleme të tjera shëndetësore, dhe njerëzit me rrezik të lartë të infeksionit, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të burgosurit duhet të marrin doza përforcuese.

Izraeli ka vaksinuar të gjithë popullsinë e tij dhe ka kërkuar që njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar të marrin dozën e tretë. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 6 milion njerëz kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës dhe  mesatarisht numri i personave që kanë marrë një dozë përforcuese është më i lartë se numri i njerëzve që janë vaksinuar për herë të parë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!