Parcelë me 1 mijë rrënjë kanabisi, kapet shqiptari në Itali, ishte i dënuar me 24 vjet burg

schedule09:27 - 7 Tetor, 2021

schedule 09:27 - 7 Tetor, 2021

KATANI – Dy persona janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për kultivim kanabisi në zonën e Katanias.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është i moshës 47-vjeç, ndërsa italiani është një 30-vjeçar. Për shqiptarin raportohet se rezultonte i arratisur pas një dënimi që kishte marrë për krime shumë të rënda ndaj personit .

Shqiptari dhe italiani u kapën në një parcelë kanabisi me rreth një mijë bimë të pajisuar me një sistem vaditës modern. Dy të arrestuari akuzohen se kishin për detyrë sigurimin fizik të bimëve narkotike si dhe vaditjen e tyre.

Pas hetimeve të kryera, shtetasi shqiptar rezultoi,  i arratisur pasi ishte dënuar me 24 vjet burgim për vrasje në tentativë dhe trafik narkotikësh.  /abcnews.al/