Bujqësia në “Bardh a Zi”, eksperti: Kush do e ndezë traktorin me 2 mijë lekë litrin e naftës?

schedule22:47 - 6 Tetor, 2021

schedule 22:47 - 6 Tetor, 2021

Të ftuarit në  emisionin Bardh a Zi në ABC nuk e shohin pozitive të ardhmen e bujqësisë në vendin tonë. Eksperti Ervin Resuli ngriti një pyetje drejtuar ministrisë së Bujqësisë: Kush do e ndezë traktorin me 2 mijë lekë litrin e naftës?

Në përgjigje të tij  zv.ministri i Bujqësisë  Dhimo Kote tha se bujqësia nuk i është lënë në dorë rastësisë dhe se qeveri e ka një plan.

“50% e naftës është e subvencionuar.  Bujqësia nuk është në dorë të rastësisë është e orientuar ku do të shkojë”, tha ndër të tjera Kode.

Bujqësia duhet të jetë prioritet, tha mes të tjerash kryeinspektori i Përgjithshëm pranë kryeministrisë Shkëlqim Hajdari,  që ajo të “mos ngordhë”.

Qeveria do mendojë për krizën energjetike. Jam dakord me Ervinin se duhet të ketë prioritet bujqësia që të mos ngordhë. Traktori duhet ndezur edhe me 2 mijë lekë litri i naftës… edhe me ndihmën e zotit Dhimo, i cili duhet ta çojë zëri në qeveri që ne jemi në krizë por motorët të mos fiken”.

Edhe Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH) Agim Rrapaj dhe ish sekretari i ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregu nuk u shprehën optimistë për investimet.

Kushtet dhe moti po na dëmtojnë shumë dhe kompensimi për to është i papërballueshëm”, tha Rrapaj.

Nuk e shoh mirë blegtorinë dhe bujqësinë shqiptare. Ka nevojë për më shumë investim”, shtoi Bregu./be.k/ Abcnews.al