Një i dënuar afro-amerikani 61 vjec, Ernest Johnson, është ekzekutuar në Missouri. Dënimi me vdekje u krye me një injektim në burgun e Bon Ter, shkruan BBC. Apelet e shumta për faljen e tij nuk shërbyen.
Dhe Papa Francesko kishte kërkuar që ai të mos ekzekutohej. Ernest Johnson, i cili sipas avokatëve të tij kishte deficite të mëdha intelektuale, vrau në mënyrë të dhunshme tre nëpunës në një pikë karburanti gjatë një grabitjeje në vitin 1994.
Gjykata e Missouri rrëzoi të gjitha argumentet e mbrojtjes e cila iu drejtua dhe gjykatës së lartë, duke këmbëngulur se nuk mund të ekzekutohet me vdekje dikush që vuan nga probleme të rënda mendore. Guvernatori republikan Mike Person refuzoi t’i jepte faljen.
Ky ishte ekzekutimi i parë në Missouri që nga maji 2020 dhe i shtati për këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al