Vota e emigrantëve, Haçkaj: Qeveria s’e mundësoi, do ta detyrojmë të mos bëjë lojëra me diasporën

schedule19:41 - 5 Tetor, 2021

schedule 19:41 - 5 Tetor, 2021

Kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit Florian Haçkaj, bashkëthemelues i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në “Radarin Informativ” me Jonida Shehun thotë se vota e emigrantëve shqiptarë nuk u mundësua nga qeveria.

Faktori më i madh i mosrealizimit të votës së emigrantëve është mosdashja nga palët politike. Pesha më e madhe bie te qeveria, kurse opozita kishte mosbesim nga qeveria që thoshte kur s’ruajmë dot ata që votojnë këtu si do kemi siguri për ata që vijnë nga jashtë. Pesha më e madhe e mungesës së votës së diasporës bie mbi qeverinë”, tha ai.

Duke folur për nisjen e një turi takimesh me qëllim bërjen realitet të votës së emigrantëve, Haçkaj theksoi se do ta detyrojnë shtetin të mos bëjë lojëra me diasporën, e këtu pëmendi dhe anën ligjore.

Gjykojmë që do jetë ministria e jashtme kompetente për këtë çështje por s’kemi një përgjigje finale. Ke një ministri që merr fonde për kaq vite dhe në fund shkrihet si hiçgjë (ministria e Diasporës) kjo është shqetësuese. Jemi dyshues se ka një hezitim ndoshta është pritur diçka tjetër nga diaspora, ka pasur një stepje, ka një stepje. Që të hënë filluam me takimet me Celibashin, patëm një bisedë konstruktive. Ai tregoi gatishmëri dhe tha se është prioriteti numër 1 i këtij viti të 2 të mandatit të tij. Kemi zonjën Xhaçka që mendojmë se do jetë ministria që do e marrë. Kemi me znj Nikolla për të parë axhendën e Kuvendit për këtë çështje.

Kemi dhe anën ligjore dhe do e dënojmë shtetin shqiptar të mos bëjë lojëra me diasporën. Kjo është e vështirë por ka masa, ka trysni ndërkombëtare në senat që do ti përdorim por ka dhe gjykata. Presioni jonë është presion konstruktiv themi se kjo do të zgjidhet është një moment  historik”, shtoi Haçkaj.

Më afër kauzës për të bërë realitet votën e emigrantëve ai tha se ka parë kryeministrin Edi Rama.

Me çfarë dëgjoj nga fjalët Rama është më afër sepse tha se o do e bëjmë o do e bëjmë votën e emigrantëve. Por ne duhet të jemi mbi qasje politike”.

Haçkaj beson se votimi i emigrantëve do të jetë realitet por është skeptik nëse kjo do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne jemi të bindur që do bëhet, por s’duam të presim deri më 2050 që të bëhet”.

Procesi për votën e emigrantëve u përfshi për herë të parë në Kodin e ri zgjedhor, por palët përgjegjëse për realizimin e tij thonë se për zgjedhjet politike të 25 prillit ai nuk mund të aplikohet. Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajon që nuk u mundëson shtetasve të saj me banim jashtë territorit të republikës, votimin në vendet ku ata janë rezidentë. be.k/Abcnews

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!