Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama. Faqja zyrtare e ambasadës britanike në Shqipëri ka zbardhur edhe diskutimet e këtij takimi që në fokus ka pasur partneritetin mes dy vendeve. Në takim është folur edhe për reformat demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin për sigurinën.
“U angazhuam për të zgjeruar dhe forcuar marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë si dhe të vazhdojmë punën e përbashkët në lidhje me mundësitë dypalëshe dhe sfidat globale. Do të mirëpresim Kryeministrin Rama në Glasgoë në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike #COP26 në Nëntor – veprimi i përbashkët për klimën është vendimtar për prosperitetin dhe suksesin e të gjitha vendeve, përfshirë Shqipërinë.
Gjithashtu falënderova Kryeministrin për zemërgjerësinë e popullit shqiptar për kontributin në ndërhyrjen ndërkombëtare në krizën në Afganistan duke pritur qytetarët afganë në rrezik në Shqipëri.” – Ambasadori King-Smith.
Ambasadori Alastair King-Smith u takua sot me Kryeministrin Edi Rama ku u diskutuan mënyrat se si Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mund zgjerojnë partneritetin në sektorët me përparësi: Mbështetja për reformat demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin për sigurisë;
Rritja dhe prosperiteti përmes ekonomisë së gjelbër; Inovacioni dhe teknologjia, për të forcuar ekosistemin e larmishëm dixhital në Shqipëri. Arsimi, rinia dhe kultura
Ambasadori King-Smith vlerësoi rolin shumë më të fortë që po luan Shqipëria në skenën ndërkombëtare dhe rajonale, si një partner thelbësor për Mbretërinë e Bashkuar, në NATO, në institucionet evropiane dhe së shpejti si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e ambasadës. m.v/Abcnews.al