2 të plagosur kanë mbetur gjatë një aksidenti të ndodhur në Durrës gjatë ditës së sotme.
Sipas policisë rreth orës 16:20, në Spitallë, makina me drejtues A.T., 53 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie. Si pasojë është plagosur shoferi dhe pasagjeri E.Gj., 28 vjeç. Të dy ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



