Bill Fisher, banor në Dakotën e Veriut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u befasua kur gjeti nën kofanon e automjetit të tij, 70 kilogramë arra. Me sa duket kishte ndodhur një betejë mes një ketri të kuq dhe dy gri që e sulmuan për t’i marrë arrat. Në këtë pikë, ketri i kuq i fshehu nën kofanon e automjetit.
Një foto e postuar nga Fischer tregon se ai ishte në gjendje të mbushte gjithsej shtatë kova me arrat e nxjerra nga makina. Me secilën kovë mesatarisht 10 kilogramë, një ketër me sa duket arriti të siguronte mbi 70 kilogramë arra për dimër.
Fischer më vonë deklaroi se kishte 70 kilogramë arra në dispozicion, “Të rritura natyrshëm” dhe “të gjitha të zgjedhura nga një ketër”./abcnews.al