Maqedoni, Kuvendi miraton amnistinë për ngjarjet e 27 Prillit

schedule23:47 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 23:47 - 18 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar me 95 vota pro ligjin për amnistinë për pjesemarresit ne ngjarjet e 27 Prillit 2017 ne parlament, kur krerët e koalicionit të ri qeverisës u dhunuan nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Shumica  parlamentare hodhi poshtë një kërkesë të opozites për amnisti të përgjithshme. Ligji i miratuar, i njohur ndryshe si ligji për pajtim dhe integrim, parashikon faljen e të gjithë personave që nuk u përfshinë në mënyrë direkte në aktet e dhunës, por jo organizatorët dhe agresorët.

Sipas mediave maqedonase, nga ligji përfitojnë rreth 30 persona, të cilët megjithatë do të kenë 5 ditë për t’u deklaruar nëse pranojnë faljen apo do të ndjekin rrugën gjyqësore për të dëshmuar pafajësinë. Amnistia përfshin edhe 6 deputetë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa përjashton ish-krerët e shërbimeve sekrete, Mitko Çavkov dhe Vladimir Athanasovski. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!